E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati spanjoll perfshieht nga skandali i basteve

Kampionati spanjoll rrezikon të përfshihet në një skandal bastesh. Dyshimet ishin ngritur prej kohësh, por një hetim i fundit zbardh detaje të rëndësishme se ndeshje të kategorisë së parë dhe të dytë janë trukuar. Lojtarë dhe trajnerë kanë dhënë dëshmi në lidhje me dyshimet e tyre.
Duke ruajtur anonimatin për shkak të hetimeve, mediat spanjolle publikojnë disa nga dëshmitë më pikante. "Trajneri na tha se nëse shënojmë ne, do të shënojnë edhe ata”, lexohet në një prej dëshmive. Ende nuk janë bërë të ditura ndeshjet e dyshuara, megjithëse dyshimet më të mëdha flasin për sfidën Levante – La Korunja, e mbyllur me rezultatin 0-4 për miqtë që rrezikonin rënien nga kategoria.
Jo vetëm kaq, pasi burime pranë Federatës Spanjolle flasin për dhjetra ndeshje të tjera, rezultati i të cilave dyshohet si i paracaktuar. Nëse kjo vërtetohet atëherë edhe futbolli spanjoll do të përfshihet nga një skandal që do të trondisë nga themelet një prej kamponateve më të bukur të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›