Bajerni i Mynihut fiton Kupen Audi
Festa në “Alianc Arena” nuk u prish dhe Bajerni i Mynihut, i trajnerit Pep Guardiola, e fitoi Kupën Audi.
Përballë Mançester Sitit të trajnerit ish-rival në Spanjë, Manuel Pelegrini, Guardiola dhe të vetët ia dolën të fitonin 2-1 finalen e Mynihut.
Në fushë ishin më të mirët, por sërish nuk mjaftuan derisa hynë Xherdan Shaqiri dhe Mario Manxhukiç në pjesën e dytë.
Megjithatë, ishin anglezët që shënuan të parët, pasi dhanë në fillim një paralajmërim.
Alvaro Negredo i marrë nga Sevilja shënoi në një kundërsulm të shpejtë, nga porta në portë.
Bajerni u përgjigj shpejt dhe fitoi një 11-metërsh.
Tomas Myler mori përsipër ekzekutimin duke barazuar rezultatin.
Pak minuta më vonë, ishte radha e Manxhukiçit, jo titullar për Guardiolën, por shënues i dy golave në Kupën Audi.
Pas humbjes në Superkupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit, me rezultatin 2-4, ky ishte trofeu i parë i kampionëve të Europës me trajnerin e ri Guardiola.
Milani mundi 1-0 brazilianët e San Paolo dhe e mbylli në vendin e tretë turneun “Kupa Audi”
Milani e mbylli në vendin e tretë aventurën në “Kupën Audi”.
Skuadra italiane mundi 1-0 San Paolo në finalen e vogël në Mynih.
Paraqitje e mirë e ekipit të drejtuar nga trajneri Alegri, që e dominoi në të gjithë sfidën.
Goli i fitores për Milanin u shënua nga sulmuesi i ri Kingsli Boateng me të nisur pjesa e dytë.
Kjo ishte pjesëmarrja e tretë e Milanit në “Kupën Audi”, ndërsa në dy edicionet e para e ka mbyllur këtë turne në vendin e fundit. Milani u mund në gjysmëfinale nga Mançester Siti, 3-5.