Miqesoret e veres

Zhoze Murinjo nuk pati dobësi për ish-ekipin e tij dhe Çelsi fitoi 2-0 ndaj Interit në miqësoren në Indianapolis.
Goli i parë u shënua nga braziliani Oskar që në minutat e para, ndërsa edhe goli i dytë erdhi para pushimit.
Autor i tij ishte belgu i talentuar, Eden Hazard, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.
Murinjo u vu për herë të parë përballë ish-skuadrës së tij, Interit, me të cilin fitoi Championsin, dy tituj në Itali dhe Kupën e Italisë në vetëm dy sezone që qëndroi në Milano.
Skuadra angleze është 1 javë më përpara me përgatitje sesa ajo italiane, pasi Premier Liga nis 8 ditë më parë sesa Seria A.
Në miqësoren tjetër po në Shtetet e Bashkuara, Reali i Madridit fitoi 3-1 ndaj Los Anxhelos Galaksisë.
Ndeshja u vendos nga dy gola të Karim Benzemasë dhe një gol të Angel Di Marisë.
Kristiano Ronaldo luajti mjaft mirë, por sidomos u dallua i riu Isko ardhur nga Malaga.