E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni i Mynihut rikthen me ne fund gjermanet ne "Champions"

Bajerni i Mynihut mbrojti fitoren 2-1 nga ndeshja e pare e Liges se Kampioneve me Mancester Junajtid, pas humbjes 3-2 ne ndeshjen e dyte me ekipin anglez. Pavaresisht humbjes, dy gola ne fushe kundershtare i siguruan nje vend ne gjysmefinale ekipit te Bajernit te Mynihut. Bajerni kryesoi gjate pjeses se pare 3-0 dhe pas shenimit te tre golave u krijua pershtypja e nje kualifikimi te lehte te skuadres bavareze. Por Bajerni me ane te Olic, shkurtoi diferencen dhe pas daljes se Rafael me karton te kuq, ne pjesen e dyte e pati me te lehte qe te shenonte golin e dyte te kualifikimit. Arjen Roben, 15 minuta para perfundimit te ndeshjes se madhe te "Champions League", realizoi golin spektakolar dhe te kualifikimit per skuadren bavareze. Mbrojtesi Martin Demikelis ishte vendimtar ne shenimin e golit te pare, kur pasoi Ivica Olic shenoi golin e shpreses se madhe, pas tre golave qe realizuan shume shpejt Djajte e Kuq. "Ishte nje vizion i jashtezakonshem nga Frenk Riberi, i cili dha nje kros perfekt ne drejtim te Arjen Robenit dhe ekzekutimi i tij ishte perfekt. Goli dhe kombinimi mes dy lojtareve te Bajernit ishte fantastik. Te dy, Frenk Riberi dhe Arjen Roben jane spektakolare te cilet mund te fitojne nje ndeshje ne cdo moment", - theksoi Demikelis. "Ne e filluam keq ndeshjen kunder nje skuadre e cika shenoi shume shpejt plot tre gola dhe na detyroi te benin me shume. Gjeja me e rende ishte se skuadra nuk u demoralizua asnjehere, - shtoi Demikelis,-ne menyre te pabesueshme, ne menaxhuam tre golat e pesuar shume shpejt. Goli i shenuar ne pjesen e pare ishte shume i rendesishem per ekipin tone." Bajerni pas kualifikimit do te luaje ne finale te Liges se Kampioneve, ndaj Lionit. Skuadra bavareze synon pas kualifikimit te djeshem, qe te arrije pas 11 viteve finalen e ketij kompeticioni. Kualifikimi i Bajernit te Mynihut ka bere jehone ne Gjermani, ku skuadra e Van Galit ka marre pergezime te shumta, teksa i ka kapercyer parashikimet e ketij sezoni.

Anglia
Premier Liga shqiptare nuk do te kete sezon asnje ekip te kualifikuar ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve, duke paralajmeruar nje krize te ketij sezoni per ekipet angleze. Pas eliminimit te shpejte te Liverpulit, Celsit, Arsenalit, ka ardhur edhe eliminimi i shpejte i "Djajve te Kuq".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›