Ndeshjet e sotme, Skenderbeu kerkon te siguroje Superioren
Ndeshja kryesore e javes, mes Skenderbeut dhe Flamurtarit pritet te percaktoje nje skuader qe do ta kete me te lehte objektivin e qendrimit ne Kategorine Superiore dhe nje ekip tjeter qe do te kerkoje deri ne fund te kampionatit, mbijetesen mes me te mirave te futbollit shqiptar. Trajneri i Skenderbeut te Korces, Mirel Josa, pas gjashte fitoreve radhazi pretendon triumfin e shtate, nisur nga fakti se ndeshje dot luhet ne Korce, ku mbeshtetja e tifozeve pritet te jete serish percaktuese. "Sigurimi i Superiores eshte objektivi i ekipit te Skenderbeut dhe me Flamurtarin na pret nje ndeshje e rendesishme," - theksoi Josa. Ekipi korcar njeh vetem fitore gjate fazes se trete te ketij edicioni. Nderkaq, Tirana do te prese Teuten ne kryeqytet, ku synon fitoren e dyte radhazi per te kapur vendin e trete. Nje jave me vone Tirana do te udhetoje drejt Shkumbinit dhe ne rast triumfi do te prese me e qete Lacin ne kryeqytet, per t'i dhene fund dilemave, per te siguruar nje vend ne Kupat e Evropes.
Kategoria Superiore
Java e 27-te
Tirana-Teuta
Laci - Shkumbini
Skenderbeu- Flamurtari
Dinamo- Vllaznia
Besa- Apolonia
Gramozi- Kastrioti