Bajerni, jashtë Champions, disfatë dhe për Borusian
FRANKFURT-Një tjetër hap fals i Bajernit të Mynihut, që tashmë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Bavarezët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Eintrahtit të Frankfurtit, duke mbetur në vendin e katërt, 1 pikë larg Hanoverit. Një pasdite e keqe për skuadrën e Jonker, që edhe këtë herë ka treguar limitet e saj, sidomos në mbrojtje. Rode shënoi për Frankfurtit në minutën e 54-t, ndërsa 1 minuta para fundit, Gomez barazoi me penallti. Ndërkohë, Bundesliga duket se është hapur sërish, pas fitores 2-1 të Bajer Leverkusen ndaj Hofenhaimit dhe humbjes 1-0 të Borusias së Dortmundit me Mynshengladbah. Kur mbeten edhe tre javë deri në fund, diferenca mes tyre është tashmë 5 pikë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)