E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp pëlqen Drogban

Nga Express më 23 prill 2011 në ora 17:49

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka pranuar se do të dëshironte të transferonte sulmuesin e Chelseas, Didier Drogba, nëse ai vihet në shitje gjatë afatit kalimtar të verës.

Redknapp tha se Drogba është “ende një futbollist i shkëlqyeshëm” dhe shtoi se “i takon Chelseas të vendosë se çka do të bëjë”. I pyetur nëse do të ishte i interesuar për yllin e Bregut të Fildishtë nëse ai vihet në shitje, Redknapp theksoi: “Ai është qendërsulmues i shkëlqyeshëm, i fuqishëm dhe i ka të gjitha. Ai luan në Chelsea dhe përderisa të jetë kështu nuk është e drejtë të spekulojmë rreth të ardhmes së tij. Por, ai është futbollist i mirë”.

E ardhmja e Drogbas në Stamford Bridge është vënë në dyshim pas ardhjes së Fernando Torresit nga Liverpool gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›