E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi shkon në 17 gola, Cana dëmtohet në gju

TIRANE-Hamdi Salihi ka shënuar një dopietë në fitoren 4-1 të Rapidit të Vjenës, të arritur dje ndaj Viener Neustad. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është ngjitur kështu në kuotën e 17 golave këtë sezon të kampionatit austriak, një nga më të mirët e karrierës së tij. Shkodrani realizoi në minutën e 31-të golin që zhbllokoi ndeshjen, ndërkohë që dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 68-të. Sërish një mbrëmje e madhe për Salihin, që edhe këtë herë u bë heroi i Rapidit. Ai ndodhet në kuotën e 17 golave vetëm në kampionat, duke u konfirmuar si lojtari më në formë i Shqipërisë. Ndërkohë, në Turqi, Lorik Cana ka pësuar një dëmtim në gju, duke mos luajtur në ndeshjen e djeshme ndaj Kajserisporit. Gjithsesi, nuk duket një problem serioz për të.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›