Bajerni shkaterron serish Barcen

Nuk pati “remuntada”, por në të kundërt, një triumf të Bajernit në Barcelonë si dhe kualifikim për në finale.
Suksesi ishte 3-0, pas atij 4-0 të ndeshjes së parë në Mynih. Barça pa Mesin nuk është e njëjta, ndaj edhe nuk pati asnjë shans.
Bavarezët do të jenë tashmë zyrtarisht në “Uembli” më 25 maj përballë Borusias së Dortmundit për të synuar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë në “Kamp Nou” ishte më e mirë për Bajernin, por gjithsesi disi më e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan nga pak rrezik në portat kundërshtare.
Por, me të nisur e dyta, u dallua ndryshimi. Arjen Roben kaloi Bajernin në epërsi.
Ndërsa katalanasit u lodhën, bavarezët ishin plot me energji.
Roben dhe Myler ishin të papërmbajtshëm dhe vetëm nxitimi e vonoi golin e dytë.
Edhe atëherë kur gabonte, Bajerni arrinte të rikuperonte me shpejtësi.
Më pas, në vetëm pak minuta rezultati shkoi në 0-3. Fillimisht erdhi autogoli i Pikesë.
Më pas, Tomas Myler përfitoi nga aksioni i Riberisë.
Barça u përpoq të shënonte një gol nderi, por nuk ia arriti, ndërsa Bajerni e mbylli ndeshjen në sulm.