E Shtunë, 31 Tetor 2026

Casillas i drejtohet Realit

Iker Casillas ka folur për mediat spanjolle pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Real Madrid. Kapiteni rezervist i Realit ka konfirmuar dashurinë e tij që ka ende për Realin duke i premtuar të gjithëve se do të qëndroj në skuadër edhe në edicionin tjetër.

"Real Madridi është klubi i jetës time. Unë dua të vazhdoj prapë në këtë skuadër për të respektuar kontratën që kam. Fjalët e shtypit nganjëherë unë nuk i dëgjoj fare. Unë i'u them tifozëve dhe të gjithëve se Reali është jeta ime dhe nuk po e mendoj largimin. Këtë javë u desht të pajtohemi me eliminimin nga Liga e Kampionëve por ne do të jemi edhe më të fortë në vitin tjetër. Unë i përshëndes të gjithë kolegët e mi për angazhimin që kanë dhënë . E komplimentoj Sergio Ramos për një ndeshje të madhe që ka bërë me Dortmund" deklaroj Casillas./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›