E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions Bajern favorit ndaj Dortmundit per te fituar trofeun

 Favorit për finalen e 25 majit është Bajerni I Mynihut. Përballë Dortmundit, bavarezët jepen si fitues thuajse të sigurt të Ligës së Kampionëve.
Sukseset ndaj Juventusit dhe Barcelonës përmbysën hierarkinë. Kuota e bavarezëve është 1.90 ndaj 4.30 të Dortmundit. Skuadra e Jurgen Klopit jepet thuajse e pashpresë, pavarësisht eleminimit që I bëri Realit të Madridit.
Përveç formës dhe diferencës mes dy ekipeve në Bundesligë, është edhe historia që dallon.
Bavarezët janë shpallur kampionë të Europës 3 herë në vitet 70-të, duke mundur në finale skuadra të tilla si Atletiko Madrid apo Lids Junajtid.
Bajerni ka gjithsej, 4 kupa si dhe 10 finale, duke qenë skuadra e tretë më e mirë në histori, pas Realit e Milanit.
Pas epokës së Bekenbauerit, Majerit apo Mylerit, erdhi suksesi në vitin 2001, në finalen ndaj Valencias.
Dortmundi ka më pak histori, pasi ka vetëm një finale dhe një trofe Championsi, atë të vitit 1997 ndaj Juventusit.

Barcelona nuk arrin të shkojë në finalen e Champions
Disfate totale per ekipin me te madh, per ekipin me spektakolar e me te fuqishem te ketyre 10 viteve te fundit. Barcelona humb ne shtepine e saj, turperohet nga Bajern qe shkon ne finalen e Ëemblit si favoriti kryesor.
Ne finale do te flitet vetem Gjermanisht, spanjollet u munden, u shkaterruan. Triumfoi shkolla gjermane, u shperblye disiplina e forca fizike, vullneti i hekurt dhe besimi i gjermaneve ne fitore ia kaloi talenteve spanjoll , organizimit perfekt dhe fenomeneve ose me sakte fenomenit Messi. Barcelona kete nate duhet ta harroje, sa me shpejt aq me mire, ndoshta ishte e shkruar te ndodhte keshtu. Ata kane kohe qe nuk jane me fantastiket, te mrekullueshmit, nuk jane me jashtokesoret. Ata nuk humben thjesht nje gjysem finale ne Champions, ata humben shkelqimin e tyre te zakonshem, ata vete e kuptuan qe me kete ndeshje ndoshta duhet te mbyllet nje cikel, e gjithe bota e kuptoi qe me apo pa Messin catalanasit kane probleme. Perpara ndeshjes ne Camp Noë ata kishin shpresa per te fituar, ata kishin nje enderr. Shpresat duhet te shnderrohen sa me shpejt ne investime, zevendesime, blerje lojtaresh te rinj e keshtu me rradhe ndersa endrra u kthye ne nje mankth te vertete, Bajerni do ti fanitet, do ti merzise e do ti beje te flasin me vete per shume kohe.
Bajerni nuk ka asnje faj per kete, ata fituan pa yje, pa fenomene e pa talente te jashtezakonshme, ata ishin te thjeshte por ne te njejten kohe perfekt, Gjermanet ishin skuadra me e kompletuar. Me stilin e tyre ata vertetuan edhe nje here nje shprehje te famshme, nje shprehje te madhe qe i jep zemer cdo sportisti, cdo njeriu qe ne kete bote ka ambicie te medha….ajo thote: Nje punetor i palodhur arrin te munde edhe nje talent te madh. Kete gje e pame (dje). Te shohim cdo te ndodhe te finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›