Bajerni shkërmoq Barcelonën, një finale gjermane në Uembli
Edhe pse spanjollët e Barcelonës kishin shpresuar se mund të përmbysnin rezultatin 4-0, ka qenë sërish Bajerni që ka dominuar ndeshjen edhe në Kamp Nou, duke fituar edhe gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampioneve.
Ata kanë fituar me rezultatin 3-0 në Spanjë, duke e çuar totalin 7-0 në dy ndeshje.
Lionel Mesi, lojtari më i mirë në botë, nuk është aktivizuar fare.
Ndërkohë Bajerni ka arritur të mbrojë mirë rezultatin në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me një barazim.
Por në pjesën e dytë vjen menjëherë një supergol i Arjen Roben, atij që kishte humbur dhe një shans të mirë në pjesën e parë. Roben merr një top të mirë, driblon mjeshtërisht dhe në minutën e 48-të shënon golin e parë.
Kaq duhet dhe Barcelona nuk është më në fushë.
Pak minuta më vonë shënon edhe mbrojtësi Pike në minutën e 72-të, por jo në portën e Bajernit, por në portën e tij, duke e çuar rezultatin në tre me zero.
I përhershmi, ose makthi i Barcelonës, Tomas Myler, shënon golin e tretë pas një pasimi nga ana e Riberi në minutën e 76-të.
Kaq ka mjaftuar dhe ndeshja ka qenë e mbyllur, edhe pse në fushë kanë qenë akoma për njëzet e pesë minuta lojtarët.
Një minutë shtesë ka qenë mjaftueshëm për të mos zgjatur shumë tmerrin e katalanasve.
Tani Bajerni do përballet me gjermanët e Borusias së Dortmundit në finalen e Uemblit më 25 maj. Një parafinale do e kemi që këtë të shtunë, kur të dy ekipet do ndeshen për kampionat./ep