E Shtunë, 31 Tetor 2026

PA SHUME KOMENT/ Jo çdokush mund tia shkulë veshin Ramës (VIDEO)

rama veshiJo çdokush është i lirë t’i shkulë veshin Edi Ramës. Lideri i PS-së pranoi së pari një ditë më parë t’i shkulej veshi nga një vajzë e vogël.

Sot ishte radha e një gruaje.

Por për shkak se ftesa për t’i shkulur veshin u bë publikisht gjatë një bashkëbisedimi në njësinë numër 4 në Tiranë, disa vetë u çuan në këmbë dhe iu drejtuan Ramës.

Ai me të qeshur ua ktheu se për sot mjaftonte.

Ironia e shkuljes së veshit, e ka zanafillën në incidentin që ndodhi në Akademinë politike të Vjenës, në 24 prill.

Besohet se Edi Rama e ka tërhequr nga veshi diplomatin shqiptare Egin Ceka, pasi ky i fundit i kërkoi llogari kreut të PS-së, përse kishte folur me tone kritike për diplomatët tanë.

Madje, për këtë “incident”, mazhoranca ka ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së Vjenës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›