E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ 1 milion kuqezinjtë tkurren në rreth 1600 (VIDEO)

ak 2 (1)Nga Eduard Zaloshnja

Në datën 7 prill, gjatë një tubimi të Aleancës Kuqezi para Kryeministrisë, Kreshnik Spahiu, prijësi i saj, u bëri thirrje 1 milion kuqezinjve që të mblidheshin në 1 maj po në të njëjtin shesh.

7 prilli ishte një ditë me shi të dendur dhe, sipas vlerësimit të stafit të respublica.al, bërë me ndihmën e fotove satelitore të Google Map Pro, ishin mbledhur rreth 1800 kuqezinj në sheshin para Kryeministrisë.

Sot stafi i respublica.al nuk arriti dot të fiksojë një foto satelitore të Google Map Pro gjatë kohës që pjesëmarrësit ishin të përqendruar para Kryeministrisë, për të bërë një matje ekzakte. Sidoqoftë nga një vlerësim me sy të lirë, dukej se, me gjithë motin e mrekullueshëm, numri i pjesëmarrësve ishte më i vogël se në 7 prill diku rreth 1600-ës.

Siç duket moti politik është përkeqësuar për Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, pavarësisht se moti klimaterik ishte i shkëlqyer

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›