E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni, spektakël dhe gola ndaj Dortmundit

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Hamels në minutën e 11-të.

Avntazhi i verdhezinjve ka zgjatur 25 minuta, pasi në të 36-tën, ish-sulmuesi i Shtutgartit, Mario Gomesh barazon rezultatin në 1-1, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Vetëm pesë minuta nga fillimi i fraksionit të dytë të lojës, Shvarstainger u jep avantazhin bavarezëve. Në minutën e 65-të francezi Frenk Riberi thellon epërsinë e miqve.

Myler shënon edhe dy herë të tjera në minutat 78’ dhe 88’, duke vulosur përfundimisht dominimin e Bajernit në këtë ndeshje.

Pas javës së pestë të Bundesligës, ekipi bavarez ndodhet në vendin e katërt me 8 pikë, aq sa Hofenheimi dhe surpriza Mainc.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›