Bajko: “Dhjetë minutat e para vendimtare për ne”

Ish-trajneri i Kombëtares, Neptun Bajko direkt nga stadiumi "Loro Borici" për TVSH pohoi: " Une mendoj se mungesat e Igli Tares dhe Besnik Hasit tashmë duhet të jenë të zgjidhura. Kanë lënë pas nje efekt jo të mirë psikologjik, por e rëndësishme është që t'ia lëmë së kaluarës. Ekipi duhet të luajë me disiplinë dhe t;i ruhet befasisë së kundërshtarit. Mendimi im, është se sa më parë të përshatemi me terrenin e lagët aq më mirë. Duhet të shfrytrëzojmë të gjitha rastet që do të na paraqiten. Dhjetë minutat e para mund të jenë vendimtare për ne. Bogdani-Kapllani? Une kam dyshimet e mia, pasi kane karekteristika te ndryshme. Gjithcka varet nga mesfusha? Ndeshjen do ta percaktoje mesfusha"