E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhi: Duhet të sakrifikosh per kombëtaren

Nga Jorgis Memo
Veterani i përfaqësueses shqiptare, Altin Haxhi, ishte në dyshim për t'u aktivizuar sot ndaj Sllovenisë. Në stërvitjen e fundit që zhvilloi dje kombëytarja në Shkodër, përfundimisht u vendos që gjirokastriti të aktivizohet që nga minuta e parë. I kontaktuar nga "Sporti shqiptar" mesfushori kuqezi, shprehet se ia doli mbanë dhe do të bëj më të mirë sot në fushë. " Nuk mund të mungoja në një takim kaq të rëdësishëm. Megjithëse muskujt e barkut po më shqetësojnë shumë, unë do të sakrifikojë për kombëtaren dhe këtë e kam për detyrë. Shpresoj që të jap sot më të mirën e mundshme dhe e rëndësishme është që të fitojmë. Cunat janë në formë dhe kjo na bënë tepër optimistë, që ndaj Sllovenisë krahas lojës së mirë të arrijmë edhe rezultatin e dëshiruar,"- deklaroi 32-vjecari i kuqezinjve Altin Haxhi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›