E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja kuqezi mbërrin në “Loro Boriçi”

Albania-sport- Kombëtarja shqiptare e futbollit sapo ka mbërritur në stadiumin "Loro Borici" të qytetit të Shkodrës, e përcjellë nga mijëra tifozë shkodranë, grupime tifozësh të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, dhe të ardhur nga shumë vende europiane, të cilët kanë përshëndetur me flamuj dhe shaje tifozësh autobusin me lojtarët e Kombëtares.
Në "Loro Borici" kanë mbërritur edhe ekipi slloven. Një skuadër gjyqtarësh maltezë, të kryesuar nga Josef Atard do të drejtojnë ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Slloveni, takim që do të luhet më 24 mars 2007, në stadiumin e qytetit të Shkodrës "Loro Borici
Gjyqtari ishullor do të ndihmohet nga Filip Agius (asistent i parë) dhe Ingmar Spiteri (asistent i dytë). Edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga Malta: Kristofer Lautier.
11 GJIGANDËT KUQEZI
Trajneri i komanduar i Kombëtares, Slavko Kovacic, ka zyrtarizuar edhe formacionin fillestar me të cilin Shqipëria do të nisë takimin kundër Sllovenisë (17:00) dhe do të jetë në protokollin e ndeshjes Shqipëri-Slloveni.
Kovacic dhe Duro, pas telefonatave konsultuese me Oto Baric do të hedhin në fushë nga minuta e parë një formacion me shumë pak ndryshime nga ai që ka paraqitur shtypi sportiv.
11 KUQEZINJTE
Portier: Arjan Beqaj
Mbrojtës: Armend Dallku, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Altin Haxhi
Mesfushë: Klodian Duro, Altin Lala, Devi Mukaj, Lorik Cana,
Sulmues: Erjon Bogdani, Edmond Kapllani
SKUADRA SHQIPTARE PER NDESHJEN SHQIPËRI-SLLOVENI
Portierë: Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta), Enea Koliqi (Iraklis) Isli Hidi (SK Tirana)
Mbrotjtës: Armend Dallku (Vorskla Poltava), Elvin Beqiri (Metalurgs), Nevil Dede (SK Tirana), Erjon Xhafa (SK Tirana), Arjan Pisha (SK Tirana), Besnik Hasi (Lokeren)
Mesfushorë: Debatik Curri (Vorskla Poltava), Lorik Cana (Olympique Marseille), Ervin Bulku (SK Tirana), Altin Haxhi (Ergotelis), Altin Lala (Hanover 96), Jahmir Hyka (Olympiakos), Klodian Duro (SK Tirana), Devi Muka (SK Tirana) Xhevair Sukaj (Vllaznia)
Sulmues: Alban Bushi (Apollon), Edmond Kapllani (Karlsruhe) Erjon Bogdani (Chievo Verona), Hamdi Salihi (SV Ried), Besart Berisha (Hamburg SV).
SFONDI I NDESHJES
Shqipëri-Slloveni është ndeshja e katërt për vendin tonë në Grupin G të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e të cilit do të luhen vitin e ardhshëm në Austri dhe Zvicër.
Shqipëria në tri ndeshjet e para zyrtare ka mundur të grumbullojë vetëm 1 pikë në transfertën e Bjellorusisë (2-2) dhe ka humbur me Rumaninë në Tiranë (0-2) dhe me Holandën në Amsterdam (2-1). Sllovenia ka grumbulluar 3 pikë në tri ndeshje: 1 fitore me Luksemburgun (2-0)dhe dy humbje: me Bullgarinë (3-0) dhe Bjellorusinë (4-2).
Shqipëria humbi më 7 mars po në Shkodër me Maqedoninë (0-1), një miqësore që rezultoi me jo pak probleme për të ardhmen e trajnerit Baric, i cili do ta ndjekë ndeshjes përmes Televizionit kroat
ATMOSFERA
Ashtu sic dhe ishte paralajmëruar biletat do të shërbejnë edhe për hedhjen e një shorti special për fitimin e një makine tip "Audi 06" të dhuruar nga Porche Albania.
Janë gati 11 mijë shikuesë në stadium, teksa nga Sllovenia janë rreth 20 gazetarë nga Sllovenia, të cilët do të ndjekin dhe pasqyrojnë takimin e përfaqësueses së tyre të futbollit. Në sfidën tepër të rëndësishme si për kombëtaren tonë ashtu edhe për kundërshtarët pritet që përvec tifozëve të shumtë kuqezinj ta ndjekin edhe rreth 100 tifozë sllovenë, të cilët do të jenë të pranishëm më 24 mars në mitikun e Shkodrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›