Bajkonur, shpërthen rraketa pak sekonda pas lëshimit
KAZAKISTAN-Një rraketë ruse që transportonte tre satelitë navigimi u përplas sot në mëngjes vetëm pak pas ngritjes në bazën e Bajkonurit në Kazakistan, duke djegur qindra ton karburant helmues dhe gaz toksik në ajër. Agjencia hapësinore e Kazakistanit deklaroi se një re me gaz helmues e krijuar nga karburanti i rraketës mund të shihej mbi kozmodromin e Bajkonurit.
Gjatë një mbledhje të qeverisë në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, ministri kazak për situatat emergjente tha se reja toksike mund të përhapet përtej hapësirës së kozmodromit, për shkak të erërave të forta, megjithëse nuk ka rrezik infektimi për qytetin e Bajkonurit. Fatmirësisht sic raportojnë mediat ruse, nga incidenti nuk pati asnjë të lënduar dhe as dëme në strukturat përreth të Bajkonurit. Ndërkaq televizionet ruse transmetuan pamje të rraketës ndërsa humbi kontrollin vetëm pak sekonda pas lëshimit. Shumë shpejt rraketa përfundoi në tokë dhe shpërtheu shumë pranë një tjetër piste lëshimi në kozmodrom.
Incidenti sipas përllogaritjeve besohet se i ka shkaktuar një humbje prej 200 milion dollarësh sistemit satelitor rust ë navigimit, i ngjashëm me sistemin GPS të përdorur nga SHBA-të. Agjencia hapësinore ruse Roskosmos, tashmë ka nisur hetimet mbi shpërthimin ndërsa vazhdimisht Moska është kritikuar nga autoritetet kazake se vë në rrezik sigurinë e banorëve me lëshimet e saj hapësinore.
(e.rusi/BalkanWeb)