Këshilli Veri Atlantik viziton KFOR-in, Rasmussen në Kosovë
PRISHTINË-Këshilli Veri Atlantik viziton nesër KFOR-in, njofton Shtabi kryesor i Forcës së Kosovës Komunikatë për media.
Të mërkurën në 3 korrik, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë në konferencën për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në shtabin kryesor të KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
Këshilli Veri Atlantik është organi më i lartë qeverisës politik i NATO-s. Ai përfaqëson një lidhje esenciale në mes të procesit politik vendimmarrës dhe strukturës ushtarake të NATO-s, theksohet në komunikatë.
Gjatë vizitës delegacioni do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Volker Halbauer dhe me përfaqësuesit kyç të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.
Delegacioni gjithashtu do të zhvillojë takime me autoritete kosovare.
(d.b/BalkanWeb)