E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Curri gjendet trupi i shkrumbuar

Një person i pajetë, tërësisht i djegur, është gjetur pasditen e sotme nga policia në Bajram Curri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trupi i pajetë është gjetur në makinën e tij, që kishte rënë në një humnerë 20 metra të thellë.

Sipas burimeve, automjeti, tip “Benz” me targa angleze, është rrëzuar në aksin Golaj-Tropojë dhe viktima dyshohet të jetë drejtuesi i tij.

Burimet shtojnë më tej se po hetohet për identifikimin e viktimës, që dyshohet të jetë një emigrant i ardhur nga Anglia për pushimet e verës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›