Berisha: PD dhe Partia Komuniste e e Kinës, promotore të zhvillimit epokal
Kryeministri Sali Berisha ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim ministrin e Jashtëm të Kinës, Yang Jiechi.
Kryeministri Berisha konstatoi me kënaqësi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe faktin se këto marrëdhënie njohin rritje dhe konsolidim nga viti në vit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen ekonomike që Kina i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë për këtë takim.
Njoftimi vijion duke thënë se, kryeministri Berisha vlerësoi se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Demokratike e Shqipërisë kanë qenë dhe janë promotorët e zhvillimit epokal në dy vendet tona.
Në njoftim thuhet se është diskutuar për marrëdhëniet ekonomike të të dyja vendeve, por edhe për situatën e krijuar së fundmi në Kosovë.