E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Rexhepi aksidentet në Kalimash, s`ka të lënduar

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e djeshme në tunelin e Kalimashit, tek po kthehej nga Shqipëria.
 

Lajmi bëhet i ditur nga “Koha Ditore” e cila thekson se Rexhepi po kthehej me automjetin e tij së bashku me gruan dhe vajzën por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.
 

Sipas gazetës, aksidenti është konfirmuar nga burime të Shërbimit zjarrfikës të tunelit të Kalimashit, i cili ka qenë të parët që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia Qarkullimit Rrugor të Kukësit nuk ka dhënë detaje për ngjarjen.
 

Burime nga shërbimi zjarrëfikës kanë theksuar për gazetën se rreth orës 00:30, në kilometrin e 5-të të tunelit të Kalimashit, në të dalë të tij, ka ndodhur një aksident automobilistik. Kamerat e tunelit kanë regjistruar se një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga mbrapa një kamion.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›