Debatet për këshillin e qarkut në Fier, ndjekje penale për 5 persona

Pak ditë pas dhunimit të zyrës së qarkut të Fierit, policia lokale ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 5 shtetas. Sipas të dhënave nga policia, mes tyre po ndiqet penalisht edhe nënkryetrari i bashkisë së Fierit Florian Muçaj, i cili ka reaguar menjëherë në një konferencë për shtyp, duke hedhur poshtë këtë informacion. Ai thekson se gjithçka është e sajuar dhe e pavërtetë.
Policia njofton se po ndiqen penalisht edhe shtetasit Petraq Kola për veprën penale të "Shkatërrimit të pronës", si dhe Edmond Levanaj, Flamur Buzi, Kudret Ramaj, për veprën penale të "Vetëgjyqësisë". Policia deklaron se të gjithë këta shtetas në ambientet e Këshillit të Qarkut Fier, që është ngjitur me ndërtesën e Bashkisë Fier, kanë kryer veprën penale duke u sjellë si punonjës të qarkut Fier.