Bajram Rexhepi pajtohet me Vetëvendosjen

Bajram Rexhepi e Lëvizja Vetëvendosje si duket i kanë përmirësuar raportet e tyre.
Ministri Rexhepi siç shihet edhe në foto i’a zgjat dorën Rexhep Selimit të Vetëvendosjes dhe të njëjtit përshëndeten ngrohtë.
Vetëvendosje deri me tani vazhdimisht kishte në shënjestër të kritikave ministrin Rexhepi.
Takimi mes Rexhepit e Selimit ka ndodhur në qendër të Tiranës në përkujtim të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj./Indeksonline/