KEK e "Çalik-Limak” në gjyq për 18 milionë euro

Çështja e 17.9 milionë eurove që Zyra e Rregullatorit të Energjisë vendosi t’ia japë konsorciumit turk, “Kosova Çalik-Limak Energy”, do të shkojë në gjykatë. Korporata Energjetike e Kosovës nuk po pajtohet që kjo shumë t’i jepet pronarit të ri të Distribucionit dhe Furnizimit, pasi që e vlerëson të jashtëligjshëm. Por, siç transmeton ktv, Zyra e Rregullatorit të Energjisë duke mbrojtur vendimin, ka vlerësuar se ky borxh prej 17.9 milionë eurosh duhet të shlyhet nga KEK-u.
Mirëpo, problemet në bartjen e këtij aseti nuk kanë përfunduar me kaq.
Blerësi i ri ka kërkuar të mos e marrë përsipër parapagimin e energjisë nga konsumatorët, i cili llogaritet të ketë kapur shifrën prej 1 milion eurosh, mirëpo një gjë e tillë nuk është pranuar nga palët e tjera./Indeksonline/