E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajrami: Amendamentimi i jep fund pavarësisë së mbikëqyrur

“Përmes ndryshimeve kushtetuese do të mundohemi t`i japim fund pavarësisë së mbikëqyrur, në mënyrë që prania civile ndërkombëtare t`i bartë edhe ato kompetenca që i ka ndalur dhe të kalojë në një rol monitorues”. Kwshtu ka deklaruar kryesuesi i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami.
 

Bajrami në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë” ka thënë se tre vjet pas pavarësisë dhe pas implementimit të Kushtetutës së Kosovës, janë pjekur kushtet politike që të rishqyrtohet Kushtetuta e Kosovës në shumë segmente, dhe sipas tij, po fillon një proces i reformave të gjithanshme, të cilat kanë tri qëllime kryesore.
 

Bajrami ka mohuar se Kosova është duke shkuar në një sistem presidencial, siç është përfolur ditëve të fundit, pasi sipas tij, ende nuk janë pjekur kushtet. Sipas tij, reforma kushtetuese nuk do të prekë vetëm institucionin e presidentit dhe nuk do të merret vetëm me ndërrimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, por domosdoshmërish do të “pretendojë të ndryshojë edhe ato dispozita, të cilat nuk janë treguar shumë funksionale”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›