Kosovë: Në Prizren besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

Në një Tempull ortodoks në Prizren, sot është mbajtur Liturgjia e Pashkëve, në të cilën morën pjesë rreth 200 serbë nga Kosova.
Në këtë liturgji ishte i pranishëm edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Diter Shtajnbah, zëvendës shefi i misionit EULEX, Endi Sparks.
Peshkopi Teodosije u tha gazetarëve se liturgjia u mbajt për të parën here në vitin 1999 dhe theksoi se kjo ishte ditë e madhe për popullin serb, që jeton në Prizren dhe në Kosovë, por edhe për të gjithë serbët.