E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, e zë korenti në shtyllën elektrike, vdes 44- vjecari

LEZHË- Një 44-vjecar ka mbetur i vdekur në vend, pas kontaktit me nergjinë elektike. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se Pashk Gjergji, kishte hipur në një shtyllë elektrike për të lidhur energjinë elektrike të baneses së tij.

Por fatkeqësisht 44-vjecari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi dridhja ka qenë epër e fuqishme, saqë ka bërë që ai të rrëzohej në tokë.

Viktima u dërgua menjëherë në morgun e qytetit ku i’u konstatuan dëmtime në kokë dhe djegie në parakrahun e dorës së djathte shkaktuar nga kontakti me rrymën elektrike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›