E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, shuhet zjarri në Balgjaj

Shuhet zjarri në Balgjaj në Mat ndërsa flaket kishin përfshirë toka të tëra prej tre ditësh. Zjarri është lokalizuar nga dy avionë italianë ndërsa dy avionë të tjerë janë drejtuar drejt Dibrës.

Ata do të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve në Lurë dhe Kasmi. Me ndihmën e banorëve, por dhe me ndihmën e zjarrfikësve, zjarri është shuar plotësisht.

Ditëve të fundit, zjarret kanë qënë një shqetësim i madh për banorët sikurse dhe për zjarrfikëset, të cilat e kanë të vështitë të ndërhyjnë për shkak të terrenit mjaftë të vështirë, dhe në sajë të temperaturave teper të larta dhe erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›