E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajrami rikthehet në Elfsborg?

Emir Bajrami mund të rikthehet në Elfsborg, aty ku bëri emër. Futbollisti kosovar është në pronësi të Twentes, por është huazuar për një sezon në ekipin francez Monaco. Mirëpo, mediat suedeze shkruajnë se përfaqësuesi suedez nga sezoni i ardhshëm mund të rikthehet në kampionatin suedez Allsvenskan.

“Është evidente se janë të rëndësishëm për mua. Do të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe janë të fortë në kampionat. Është një mundësi e mirë për mua për të luajtur në Evropë”, ka thënë Bajrami për të përditshmen suedeze Sportbladet.

Menaxheri i Elfsborgut, Stefan Andreasson, nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të 24 vjeçarit në Suedi. “Emirit do t’i pëlqente të jetë këtu sërish, por ndoshta është shumë herët për të që të rikthehet në shtëpi”, deklaroi Andreasson.

Futbollisti prishtinas është pjesë e përfaqësueses suedeze nga viti 2010. Ai kaloi një sezon kryesisht si rezervist në kampionatin holandez me Twenten, kurse këtë sezon u huazua në ekipin nga liga e dytë franceze Monaco.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›