Bajrami, tregëtarët të kënaqur me shitjet

Festa e Fiter Bajramit ka ndikuar dhe në rritjen e konsumit të produkteve ushqimore. Tregtarët te pazari i ri janë shprehur se këto dy ditë para festës është vënë re një interes më i madh i qytetarëve për të blerë më shumë fruta dhe perime. Tregtarët shprehen se ndryshe nga ditët e tjera kur pothuajse të gjithë klientët blejnë këto produkte me sasi më të vogël, pra për konsum ditor, këto dy ditë përpara festës së Bajramit, sasia e blerjeve ka qenë më e madhe.
Por ajo që theksohet është fakti se çmimet e frutave dhe perimeve kanë filluar të ngrihen dhe sipas tregtarëve në rritjen e çmimeve ndikon pakësimi i produkteve vendore.
Sipas tregtarëve, në tregjet e frutave dhe perimeve së shpejti pritet që të dominojnë produktet e importit, të cilat do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve.