E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Arrestohen 3 afganë për terrorizëm

Agjentët federalë në shtetet e bashkuara të amerikës kanë arrestuar tre afganë në kuadrin e një hetimi për një projekt të supozuar atentatesh në New York. Dy nga arrestimet janë kryer në Denver, Kolorado dhe një në New York. Në Kolorado FBI i ka vënë prangat një shoferi autobusi 24 vjeç dhe babait të tij 53 vjeç. Ndërsa në New York është arrestuar një person i tretë, 37 vjeç. Nëse shpallen fajtorë këta persona rrezikojnë një dënim nga një në 8 vjet heqje lirie. Nga FBI-ja bëhet e ditur se një ndër të arrestuarit në shtetin federal të Kolorados është një ndërlidhës i mundshëm i organizatës terroriste al Kaeda. 24-vjeçari nga Afganistani dyshohet se ka lidhje me një komplot terrorist, njofton CNN duke u bazuar në burimet e policisë. Qëllimi i tij ishte ndoshta një goditje ndaj një stacioni metroje në Nju-Jork. Personat e arrestuar kanë qënë nën vëzhgim nga skuadrat e anti terrorizmit. Identiteti i 24 vjecarit është Najibullah Zazi. Çështja e tij doli në dritë pasi ai udhëtoi për në neë jork- informuan autoritetet lokale. 24-vjeçari është ndaluar nga autoritetet në 10 shtator në George Washington Bridge, por më pas u ritkhye në Kolorado.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›