E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajrush Xhemajli aktiv në tubime me Thaçin

Ish-Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i cili është dënuar me dy vjet e gjysëm heqje lirie për një aksident që rezultoi me vdekjen e një të riu, ka filluar të shfaqet nëpër tubimet e PDK’së dhe Kryeministrit Hashim Thaçi.

Të dielën ai ishte në Zhegër të Gjilanit, ku Kryeministri Thaçi uroi banorët për themelimin e Komunës së re.
Bajrush Xhemajli nuk e ka vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata, fillimisht pasi ai ishte ankuar se ka probleme shëndetësore, e më pas në “ndihmë” atij i kishte ardhur edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme në rastin e ish-Kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemajli, me arsyetimin se procesi gjyqësor nuk ishte i drejtë. Pas këtij vendimi, normalisht procesi gjyqësor ndaj tij është dashur të fillojë nga e para, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›