E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Shifrat për grurin, të rrejshme

Shifrat e dhëna nga Qeveria se 87 mijë hektarë janë mbjellë me grurë, ku nga kjo sipërfaqe do të sigurohen 80 për qind e nevojave të vendit për grurë, janë të rrejshme, vlerësuan sot zyrtarë të AAK-së, sipas të cilëve sondazhet nga terreni për mostra të grurit dhe prodhim të pritshëm nga drithërat e tjerë, tregojnë se jemi nën nivelin e realizimit të gjysmës së nevojave ushqyese.

Anëtari i AAK-së, Imer Rusinovci ka thënë për KTV-në se subvencionet për sipërfaqet kultivuese me grurë jepen me kritere të gabuara, pasi që, sipas tij, ato do të duhej t’i marrin vetëm fermerët më të vyeshëm./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›