Bajrush Xhemajli denohet me 2 vjet e gjysme burg
Kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemajli eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar me 2 vjet e gjysme burg nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine per aksidentin ne te cilin vdiq nje i ri.
Lajmin e konfirmoi avokati i Xhemajlit Mexhid Syla i cili tha se vendimi behet i plotefuqishem dhe klienti i tij shkon ne burg nese konfirmohet nga shkalla e dyte.
Xhemajli ka shkaktuar nje aksident te rende mengjesin e 21 majit te 2009-es ne hyrje te Prishtines.
Ne kete aksident humbi jeten 21 vjecari Labinot Rrustemi nga fshati Banulle e Lypjanit.