Media shqiptare ne tranzicion ne optiken e studiuesve
Evolucioni mediatik ne Shqiperi dritarja qe mediat hapen por edhe problematika qe ato ngerthejne u vune ne qender te konferences shkencore organizuar nga Departamenti i Gazetarise dhe Komunikimit ne Fakultetin e Histori-Filologjise ne Tirane. Me shume se 50 kumtues pedagoge gazetare studente sollen kendveshtrimet e tyre mbi ecurine e mediave ne
Shqiperi. Gjithcka bazuar mbi te dhena konkrete ne studime e anketime por edhe pervoja vetjake. Perfaqesues nga operatore te ndryshem mediatike sollen tendenca e problematika ne shtypin e shkruar dhe ate audioviziv. Diskutuan ne kete konference Agron Tufa mbi temen Media shtrat Prokusti i prezantimit te kultures Mentor Kikia - Televizioni tematika dhe besueshmeria e lajmit Dhurata Shehri - Libri komunikimi kolektiv afatgjate Artan Fuga - Autizmi ne media dhe roli i informimit publik etj. Interesant diskutimi i Remzi Lanit mbi lidhjen e medias me politiken dhe biznesin dhe menyra se si e shfrytezojne ato njera-tjetren.
Sipas shefit te Departamentit te Gazetarise dhe Komunikimit prof. Artan Fuga prej kohesh ky departament po shihte mundesine te krijonte nje hapesire diskutimi mbi mediat dhe zhvillimin e saj ne kohe. Sipas tij 20 vjet me pare kur Shqiperia sapo kishte dale nga mungesa e nje lirie totale kjo analize ishte e pamundur por pas nje pervoje 20-vjecare te karakterizuar nga nje zhvillim i jashtezakonshem teknologjik nga arritjet e padiskutueshme ne median e shkruar dhe ate televizive kishte ardhur nje moment pjekurie si per studiuesit e medias ashtu edhe per opinionin publik. Ne mendonim se Shqiperia ka nevoje per nje komunitet studiuesish per mediat dhe me kete rast na u ofruan 50-60 kumtesa nga studiues nga Shqiperia dhe trojet jashte kufijve pasi kerkonim nje pamje globale sintetike te te gjithe informacionit qe ka lidhje me mediat shqiptare tha Fuga. Ai nuk e fsheh friken qe ndien organizatoret perpara konferences per mbledhjen koke me koke te perfaqesuesve te operatoreve te ndryshem te cilet do te flisnin per problemet e tyre. Por ne si Departament i Gazetarise duhet ta luanim kete rol dhe thame ta benim prove dhe doli shume suksesshem sepse keta operatore jo vetem erdhen por edhe kritikuan dhe vleresuan taktikat e tyre bene kritika edhe ne sistemin mesimdhenes te studenteve qe ne me mendje te hapur i gjykojme si shume interesante. Ata e tejkaluan kete sfide dhe shfrytezuan hapesiren qe ne u dhame. Fakti qe kjo konference u ndoq shume nga mediat do te thote se ky aktivitet do te kete te ardhme tha Fuga. A.Mile
Nje botim ne ndihme te mediave
Konferenca shkencore Mediat shqiptare ne tranzicion mblodhi rreth vetes mbi 50 kumtues te cilet e pane ceshtjen nga kendveshtrime te ndryshme sociale psikologjike ekonomike politike etj. Pervec faktit qe ne te merrnin pjese shume perfaqesues mediash qe kishin cmesonin prej atyre qe u thane nga studiuesit rezultatet e kesaj konference nuk do te mbeten brenda mureve te Akademise se Shkencave ku u zhvillua. Kemi nder mend qe ti botojme te gjitha keto besoj ne nje volum qe do te arrije ne 300 faqe dhe do ta shperndajme ne
operatoret e medias tek studentet qe ti sherbejne
formimit te tyre tha Artan Fuga.