Bakaj kontestohet nga Vllaznia
Ne radhet e Dinamos, ne ndeshjen e fundit, ndaj Vllaznise eshte aktivizuar mesfushori dinamovit, Elis Bakaj, i cili ka luajtur edhe ne ndeshjet e faze se pare me Partizanin, ne kete kompeticion. Bakaj i eshte bashkuar ekipit te Dinamos, ne merkaton e janarit, por sipas shkodraneve nuk duhet te luante ne ndeshjet e kupes. Pavaresisht zhurmes, FSHF duhet te shfletoje rregulloren per te qartesuar se cfare parashikohet ne kete rast. Problemi mbetet tek rregullorja, sepse pretendimet e Vllaznise mund te jene te drejta, sikurse Dinamo eshte kualifikuar me merite te plote. Madje kryeqytetasit nuk kishin asnje arsye per te aktivizuar mesfushorin, kur kishin fituar ne Shkoder, 2-1 dhe kualifikimin e kishin ne dore.