Morati, pas eliminimit: Interi te fitoje titullin!
Barazimi i pare ne Milano nuk mjaftoi per Interin, qe pas humbjes me Mancesterin i ka dhene lamtumire Evropes. Eliminimi i Interit nga Liga e Kampioneve ka sjelle reagimin e presidentit zikalter, Masimo Moratit. "Futbolli ndonjehere eshte mizor dhe te denon rende. Mancesteri eshte nje ekip shume i forte dhe kete nuk e ve ne dyshim." Masimo Morati shprehet se ajo qe ndodhi ne "Champions ishte e drejte, per nje arsye: "Inter eshte larguar me nder nga Evropa dhe nuk ka nevoje te bej thirrje se pati fat te keq, - shprehet presidenti zikalter. "Ne raundin perfundimtar, - theksoi ai - te gjitha ekipet angleze kane demonstruar se kane nje prirje me te larte, si ne loje dhe ne pretendime, krahasuar me ate te futbollit italian. Kjo eshte vertetuar pas paraqitjeve te fundit te ekipeve ne fushe, por bie ne pah edhe ne aspektin e cilesise individuale te lojtareve. Une duhet te them se ne Interi eshte pergjigjur me dinjitet te madh, duke luajtur mjaft mire. Ne kemi gabuar jashte fushes sone, sepse patem pese raste te pastra per shenim, por nuk i shfrytezuam dot." Pas eliminimit, Interit i mbetet qe te fitoje titullin kampion ne Itali. "Cdo gje qe mund te ndodh kunder nesh, sikurse edhe ka ndodhur," - vazhdon presidenti zikaletr." Nuk dua te gjej asnje justifikim. Ne luajtem sipas menyres sone, por kishim perballe ekipin qe mban titullin e kampionit te botes. Ndryshimi ishte se ata shfrytezuan rastet dhe shenuan golat, kurse Interi nuk arriti dot te realizonte ne porten e tyre. Ky ishte ndryshimi," - shprehet presidenti zikalter, Masimo Morati. Fakti se jane eliminuar te gjitha ekipet italiane nga kupa e Evropes do te thote se ato do te jene te perqendruara ne kampionat. Ne kete aspekt, do te jete e veshtire qe fitojme titullin. Edhe per ekipet e tjera kampionati eshte i rendesishem. Por une mendoj se Interi, per shkak te lojes, pavaresisht eliminimit, do te kete nje moral me te larte, per te vazhduar serine e fitoreve, ne kampionat" - perfundon Masimo Morati. Pas eliminimit, Interi largohet nga pretendimet evropiane, ku synonte te rikthehej te suksesi qe i mungon prej tre dekadave. Klubi Zikalter pretendonte qe ne drejtimin e Murinjos, pas ecurise pozitive ne kampionat, se kishte ardhur koha, qe te rikthehej majes se Evropes, si dikur kur fitonte tituj ne Evrope. Por Morati ka vene ne dukje, se duhet ende pune, per te arritur suksesin e Liges se Kampioneve.