Murinjo godet me grusht tifozin
Hoze Murinjo eshte vene ne qender te investigimeve te policise angleze. Nje tifoz i Mancester Junajtid eshte goditur me grusht dhe pretendohet te jete autor i ngjarjes, trajneri i Interit. Pas ndeshjes se Liges se Kampioneve, mes Mancester Junajtid dhe Interit, mediat angleze kane raportuar per incidentin e ndodhur. Para se te largohej drejt autobusit, trajneri portugez goditi nje tifoz, me grusht, por kjo eshte hedhur poshte nga klubi i Interit. Sipas klubit zikalter, asgje nuk ka ndodhur, madje trajneri eshte rrethuar nga nje grup prej100 veteve, ku eshte krijuar nje rremuje. Ai ka kerkuar te largohet, nderkohe personi i demtuar nuk kishte kerkuar ndihme mjekesore, pas incidentit.