Bakaj, ndeshjen e fundit me Partizanin?
Ndoshta mesfushori i ri me tipare sulmuese Elis Bakaj ka luajtur në Kupën Interoto ndeshjen e fundit me skuadrën që e rriti si futbollist. Sipas marrëveshjes me presidentin e Pas Janinës, Aleksis Kujas dhe presidentit Xhani, Bakaj do të transferohet për dy vjet te Pas Janina. Kujasi e ka ndjekur Bakajn edhe në Qipro, madje i ka kërkuar Xhanit mbylljen e transferimit. Sipas të gjitha gjasave, ndeshjet e Intertotos do të jenë të fundit me fanellën e kuqe për Bakajn, pasi sezonin tjetër ai do të aktivizohet në kategorinë e dytë greke.