Champions 2005-2006: Cilet jane modestet e Ekranas?
Klubit i futbollit Ekranas eshte themeluar me 1964, ne qytetin Panevezhis te Lituanise. Ai ka fituar kampionatin e Lituanise me 1985, 1985, 1993 dhe 2005, si dhe Kupen e Lituanise, me 1985, 1998 dhe 2000. nder lojtaret me te njohur jan _rius Stankevicius, i cili ka luajtur edhe ne Itali, me Breshian, dhe Deividas Cesnauskis, me Dinamon e Moskes. Me 5 nentor te vitit 2004, ne prag te ndeshjes vendimtare per titullin, kunder Kaunas, Ekranas u perjashtua nga divizioni i pare, me akuzen per trukim rezultati, por u ripranua vetem nje dite me pas. Ne kampionatin aktual te ketij viti, qe po vazhdonte luhet, pas javes se 16 te Ekranas mban vendin e dyte, por shume i distancuar nga kryesuesi. Kaunas mban vendin e pare, me 46 pike, ndersa Ekranas ka vetem 29 (duke perfshire dhe fitoren e djeshme). Ne 16 jave, ka tete fitore, pese barazime dhe tri humbje, duke shenuar 28 gola e pesuar 11. Per nga tradita dhe gjendja aktuale, Ekranas duket nje kundershtar plotesisht i kalueshem nga kampioni i Shqiperise, Elbasani. D.I.