E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj pret konfirmimin, te B. Dortmund

Mesfushori i Dinamos dhe i ekipit tone kombetar, Elis Bakaj ka marre nje oferte nga klubi gjerman i Borusias se Dortmundit dhe do te vendose brenda pak diteve per te ardhmen e tij. Bakaj do te testohet per pak dite, para se te pretendoje qe te nenshkruaje nje kontrate me klubin e njohur te bundesliges. Mesfushori i bluve, i cili u shpall lojtari me i mire i vitit 2009 ne Shqiperi, eshte vene ne qender te merkatos se janarit nga klube te njohura evropiane. Ai ka bere te ditur se pervec nje mundesie shume me te mire, sic eshte rasti i kalimit te Borusia e Dormundit, nuk do te pranoje divorcin me Dinamon. Sakaq, ne klubin e njohur gjerman eshte perhapur lajmi se mesfushori i talentuar i Dinamos do te jete nje nder perforcimet e janarit, cka e ben me te realizueshem kalimin e Elis Bakajt nga kampionatit shqiptar drejt bundesliges se pare gjermane. Ne nje situate te tille, Dinamo do t'i drejtohet merkatos se janarit, per te gjetur pasuesin e Bakajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›