E ardhmja e Bogdanit ne Seria A, mes Kievos dhe Katanias
Sulmuesi i ekipit tone kombetar, Erjon Bogdani eshte nje nder me te lakuarit e merkatos se dimrit, pas ofertave qe i kane ardhur nga ekipe te tjera te Seria A. Menaxheri i Erjon Bogdanit theksoi se ekipi i Katanias i ka bere nje oferte konkrete sulmuesit kuqezi, por do te jete e veshtire qe ne mes te ketij edicioni ai te lihet i lire nga Kievo. Megjithate, Katania kerkon qe t'i shpetoje renies ne nje kategori me poshte dhe ne liste ka perfshire nje sere lojtaresh, te cilet do t'i bashkohen gjate janarit. Mediat italiane kane vene ne qender te ketyre perforcimeve emrin e sulmuesit shtatlarte dhe me eksperience te ekipit tone kombetar, Erjon Bogdani. 32 vjecari ka kaluar nje pjese te pare te kampionatit aktual te Seria A me Kievon per t'u vleresuar dhe do te mendohet edhe disa dite, para se te vendose ne lidhje me te ardhmen e tij. Katania, sipas agjentit te sulmuesit kuqezi, eshte ne pritje te pergjigjes perfundimtare te sulmuesit tone dhe deri ne fund te muaji nje kalim i mundshem eshte i realizueshem. Sokol Haxhia ka konfirmuar se pas nderrimit te Viteve dhe rifillimit te pjeses se dyte te kampionatit, sulmuesi kuqezi ndodhet mes dy kampeve, Kievos dhe Katanias. - "Erjoni ne te vertete e di shume mire destinacionin e duhur, per pjesen e dyte te kampionatit. Por se ku ai mund te shkoje gjate janarit, asgje nuk eshte percaktuar deri tani, pasi aktualisht situata qe paraqitet nuk e lejon qe te vendose," - u shpreh Haxhia. Kalimi i Bogdanit ne nje ekip tjeter do te varet nga garancia qe ai pritet te marre prej Katanias, per te qene titullar i padiskutueshem ne sulm dhe sigurisht oferta financiare te mos jete me e ulet, se nga c'perfiton aktualisht me Kiveon. - "Ne duhet te mesojme dicka me shume gjate diteve te merkatos. Pikerisht pas bisedimeve te tjera lojtari do te vendose nese do te qendroje ne radhet e Kievos, apo do te preferoje oferten e Katanias," - theksoi agjenti i futbollistit shqiptar. - "Natyrisht, Kievo do te bej cdo gje qe eshte e mundur, me tere fuqine e saj, per te mbajtur nje sulmues te rendesishem ne klub, gjate pjeses se dyte te ketij edicioni," - deklaroi menaxheri i Erjon Bogdanit. Gjate ndeshjeve te ketij sezoni, Bogdani ka realizuar dy gola me Kievon dhe ka luajtur pjesen me te madhe te ketij sezoni.
A. Muraci