E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka, i pashmangshem largimi nga Mainc '05

Jahmir Hyka eshte thuajse drejt divorcit me ekipin gjerman te Bundesliges I, Mainc 05. Pas ngjitjes se ketij ekipi, ne bundesligen e pare duket se Hyka e ka pasur edhe me te veshtire se nje vit me pare qe te gjeje hapesirat e duhura ne formacion. Gjate merkatos se janarit ka sosur durimi per te dy palet dhe talenti kuqezi ka vendosur qe te largohet ne nje ekip tjeter, duke gjetur edhe miratimin e klubit. Hyka kaloi rreth nje sezon e gjysme me pare ne bundesligen e dyte, por nuk ka mundur qe te luaje qofte edhe nje ndeshje titullar ne ekipin e tij. Lojtari ka kerkuar qe te luaje dhe per kete arsye i eshte hapur porta, qe te nderroje ambient. Mesohet se ka dy opsione per largimin e Hykes, nga Mainc. Me i mundshmi eshte ai i kalimit ne forme huazimi, ne nje prej ekipeve te bundesliges se dyte, por edhe shitja e kartonit te mesfushorit shtatshkurter nuk perjashtohet. Jahmir Hyka ka edhe nje vit e gjysme kontrate me klubin e Mainc '05.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›