E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakalli e Maho, zyrtarisht të PartizanitEngert Bakalli (ish-Elbasani, 15 ndeshje në sezonin aktual) dhe Rezart Maho (Kallamata, Greqi) janë përfundimisht lojtarë të Partizanit për pjesën e dytë kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Super

Engert Bakalli (ish-Elbasani, 15 ndeshje në sezonin aktual) dhe Rezart Maho (Kallamata, Greqi) janë përfundimisht lojtarë të Partizanit për pjesën e dytë kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore.

33-vjeçari Bakalli, i cili ka veshur më parë edhe fanellën e Tiranës (86 ndeshje, 1 gol) e Dinamon (152 ndeshje, 5 gola), ka marrë letrat e transferimit nga Elbasani. Bakalli ka luajtur edhe me Besën (15 ndeshje, 1 gol) dhe Bylisin (23 ndeshje) si dhe me Sopotin e Librazhdit.

Rezart Maho është ende në pritje të letrave nga skuadra e tij greke, Kallamata. Sulmuesi i Kallamatës në Greqi (3 ndeshje si zëvendësues këtë sezon, 20 ndeshje në total përshirë edhe edicionin e kaluar) mund të jetë një përforcim i mirë.

Maho më parë ka luajtur në Shqipëri me Dinamon, Kastriotin, Apoloninë, Shkumbinin, por dhe me skuadra inferiore si Egnatia e Pogradeci.

Gentian Gjondeda (ish-Teuta, 14 ndeshje) ende nuk ka zgjidhur akoma problemet me dokumentacionin me klubin durrsak.

E Merkure, 28 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›