E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pemët që kanë nevojë për serume"

Në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", edhe pemët kanë nevojë për serume. Mund të duket si metaforë, por është e vërtetë, dhe as ne nuk do ta kishim besuar, po të mos e kishim parë ketë skenë me sy. Në fakt, edhe pse këtyre drurëve, kjo dozë serumesh të konsumuara i kanë rënë për rastësi, nuk do të ishte keq që trungu i tyre të pastrohej ndonjëherë, pse jo edhe me këto përbërës, pasi janë objektet më të ekspozuara nga pluhuri i oborrit të spitalit. Nëse, biologët i konisderojnë pemët mushkëritë e mjedisit, këto të dyja nuk kanë më të tillë. E në fakt është shumë për të ardhur keq që një mjedis spitalor të prezantohet me këtë imazh. Këto pemë nuk janë keqardhja e vetme në oborrin e këtij spitali. E gjithë lulishtja, përballë tij, nëse na lejohet ta quajmë të tillë në vend të farave të luleve, ka mbjellë shiringa dhe age të konumuara pacientësh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›