Bakojani: Nacionalizmi dështues i Gruevskit

Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis është shprehur me tone të ashpra kundër asaj që e ka quajtur nacionalizëm të qeverisë maqedonase. Pjesëmarrëse në një konferencë të organizuar nga Instituti i "Brukings" në Uashington, Bakojanis shtoi se shkupi zyrtar po shfaq gjithnjë e më shumë sinjale negative dhe konfliktuale kundrejt Athinës. Lidhur me çështjen e emerit, Bakojanis tha se edhe pse ka vite që po negociohet, asgjë nhuk është arritur midis palevë. Sipas saj, një sprovë e rëndësishme për integrimin e Maqedonisë, janë edhe zgjedhjet e 22 marsit, për vetë faktin se në qershorin e kaluar zgjedhjet parlamentare u ndotën me dhunë dhe parregullsi votash.