E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollandë, rrëzohet avioni, pesë viktima

Një avion i kompanise "Turkish Airlines" është rrëzuar pak minuta më parë në Aeroportin Schipot të Amsterdamit në Hollandë. Lajmin e ka konfirmuar agjencia turke, Anadolli. Mjeti fluturues, një Boeing 737-800, u nis nga Stambollit në orën 8:22 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk dihet me saktësi numri i personave që udhëtonin në bordin e avionit; disa burime thonë se janë 135 persona, ndërsa kanali turk Hurriyet, i cituar nga Associated Press, flet për 118 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Sipas pronocimit fillestar pesë pasagjerë kanë vdekur, disa janë të plagosur dhe disa ende të gjallë. Ndërkohë mediat turke për momentin flasin për 50 të mbijetuar, nga 135 personat që mendohet të kenë qenë në avion. BBC raporton se një person ka vdekur dhe 20 të tjerë rezultojne të plagosur, por pritet që bilanci i viktimave të rritet. Imazhet e fundit të përcjella nga agjencitë e lajmeve tregojnë se avioni është ndarë në tre pjesë. Mësohet se nuk ka gjurmë flakësh në mjetin e rrëzuar. Avioni u përplas në tokë, ndërsa përpiqej që të ulej në aeroportin e Amsterdamit. Zona në të cilën është rrëzuar avioni ndodhej pranë një rrugë me trafik dhe shumë persona e kanë parë skenën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur helikopterë dhe forca zjarrfikëse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›