Bakojanis krijon partine e saj

Ne nje prej teatrove te Athines ne pranine e rreth 3000 simpatizanteve kryesisht nga vendlindja e saj Kreta Bakojanis ka bere realitet nje vendim qe kishte marre qysh kur u shkeput nga rradhet e Demokracise se Re pasi ka fituar kryesine e konservatoreve disa muaj me pare nje prej kundershtareve te saj me te fuqishme ne vite Andonis Samaras.
Carja e madhe ne gjirin e konservatoreve ka ndodhur pas aprovimit te Memorandumit te Ndihmes dhe Stabilitetit Ekonomik ne parlamentin grek prej nje pjese te deputeteve te Demokracise se Re midis tyre edhe Bakojanis te cilet me pas jane perjashtuar nga partia e madhe e opozites.
Pikerisht keta deputete perbejne thelbin e partise se re te spektrit te djathte ndersa ish-shefja e diplomacise greke ka shprehur besimin se do te thithe ne gjirin e kesaj partie shume prej te ashtuquajturve liberale te qendres dhe deputete konservatore.
Por Bakojani kerkon perreth saj edhe njerez te rinj te distancuar nga politika e deritanishme qe ka ngjallur zhgenjim dhe mosperfillje ashtu sic u pasqyrua me pjesemarrjen e ulet ne zgjedhjet e fundit per administraten lokale.
Tashme ne skenen politike greke e djathta perfaqesohet nga tre parti midis tyre edhe ultranacionalistet te cilet nuk kane shprehur asnje alternative per te bashkepunuar kunder socialisteve te Papandreut qe udheheqin vendin ne momentet me kritike kur ai perballet me krizen e thelle ekonomike.
Ne mesditen e se henes Dora Bakojanis ka kerkuar takim edhe me presidentin Papulias te cilit do i komunikoje krijimin e partise se re nen udheheqjen e saj ndersa do te diskutoje edhe per problemet ekonomike dhe politike qe po kalon Greqia.